Ujitja e barit me sistemin nenstoksor Rain Bird XFS

Sistemet standarde pop-up për ujitjen e barit shpesh shkaktojnë probleme në ambiente të veçanta si plazhet me shumë shtretër, pranë pishinave ose mureve të qelqtë. Ujitja nëntokësore e fushave të bartit me gupat për ujitje pik-pik Rain Bird XFS ka treguar se është një zgjidhje e besueshme dhe e suksesshme për ambiente të veçanta, si dhe për sipërfaqe të mëdha të barit në hotele. Me isntalimin e gypit Rain Bird XFS në formë të rregullt në një rrjet në thellësi prej 10 deri 14 cm ndihmojnë në përhapjen e rrënjëve të barit, duke kursyer deri në 50% të ujit.  

Rrënjët e barit natyrshëm lëvizin drejt hapjes së pikators, e cila është burimi i ujit. Nëse për ujitjen nënstoksore përdoren gypa standarde pik-pik, rrënjët shpejt do të mbushin plotësisht hapjet e pikatoreve, duke penguar ujitjen. Gypi Rain Bird XFS për instalimin nëntoksor parandalojnë hyrjen e rrënjëve në hapjet e pikatoreve dhe garantojnë besueshmëri të gjatë të ujitjes nëntokësore pik-pik.

Ujitja nëntokësore e barit mund të jetë e suksesshme vetëm nëse plotësohen disa kushte të domosdoshme.

Mënyra e instalimit

Rrjeti i gypave për ujitjen nëntokësore mundë të vendoset para ose pas mbushjes së shtresës përfundimtare të substratit pjellor. Nëse gupat vendosen para mbushjes, duhet të kemi kujdes që shtresa përfundimtare të ketë trashësi të njëjtë, përkatësisht që gypi të jenë në të njëjtën thellësi në të gjithë sipërfaqen.  

Në të kundërt ndryshimi i sipërfaqes me shtresën përfundimtare do të çojë në thellësi të pauniformë të gypave, prandaj do të ketë gjithmonë zona të thata në terren në krahasim me pjesën tjetër të fushave me barë. Për të gjitha sipërfaqet që nuk janë idealisht të sheshta, rekomandohet vendosja e gypave për ujitjen nëntokesore pasi sipërfaqja të jetë rrafshuar dhe formuar plotësisht. 

Gypi vendoset në kanale të cekëta prej 10 deri 14 cm, të cilat mundë të gërmohen manualisht ose me makineri në një thellësi të rregullt.

Instalim nëntokësor

Distanca midis gypave për ujitjen pik-pik varet nga lloji i dheut. Në terren të rërës distanca e gypave duhet të jetë më e vogël, nga 25 deri në 30 cm. Për terrenet e zakonshme me dhe distanca e gypave është 35 deri në 40 cm, ndërsa në terrene me përshkueshmëri të dobët dhe më shumë argjilë, gypat mundë të vendosen me një distancë prej 50 cm.

Është shumë e rëndësishme që një linjë e gypave me pikatore të vendoset përgjatë përmasave të sipërfaqes pranë bordurave betoni, rekomandohet të vendoset një gyp shtesë përgjatë fushave me barë për të kompensuar tharjen e shtuar pranë bordurave në ditët e nxehta të verës.

Previous slide
Next slide

Tubat Rain Bird XFS mundësojnë ujitjen e lëndinës nëntokësore falë teknologjisë së vlerësuar me çmime Copper Shield™ për të parandaluar hyrjen e rrënjëve të barit në pikatore.

Për më shumë informacion mbi produktin, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Rain Bird.

Gjatë vendosjes, Gypat duhet të sigurohen me mbajtëse palstike të gypit çdo 1,5 deri në 2 m, për të mbajtur një distancë të barabartë në rrjetin kur gypat janë nën presionin e ujit.

Në instalimin e ujitjes nëntokësore, është e domosdoshme të vendosen ventila të ajrosjes për të lejuar hyrjen e ajrit në gyp. Në të kundërt, rrjedha e ujit përmes gypave për shkak të flluskave të ajrit në instalim mund të krijojë një nënpresion në pikatore, i cili tërheq papastërti nga terreni dhe shkakton bllokim. Një ose më shumë ventila të ajrosës sipas konfiguracionit të tubave duhet të vendosen në pjesën më të lartë të instalimit në një kuti të vogël ventilimi me diametër 7 cm. 

Në pikën më të ulët të instalimit, rekomandohet vendosja e një ventili shkarkues për të lejuar zbrazjen e instalimit para dimrit dhe për ta mbrojtur atë nga ngrirja. Për të mbrojtur nga ngrirja, instalimi duhet të pastrohet me një kompresor ajri me presion jo më të lartë se 2 bar. Nëse sistemi i ujitjes nën sipërfaqe instalohet për një fushë të re, pas vendosjes së barit te gatshem ose mbjelljes, është e nevojshme të lagni mirë sipërfaqen për të krijuar kushte për rrënjosje të shpejtë të fushesë. Gjatë ditëve të para gjithashtu duhet të sigurohet ujitje shtesë.

Pas fillimit të depërtimit të rrënjëve në thellësi, rekomandohet të reduktohet sasia e ujitjes për të nxit rrënjosjen në shtresa më të thella. Nëse sistemi i ujitjes nëntokesore vendoset në një sipërfaqe me renije, duhet të kemi parasysh që linjat e gypave të ujitjes pik-pik të ndahen në disa zona lartësie. Ndryshe, pjesët më të ulëta të lëndinës mund të marrin më shumë ujë, pasi uji nga pjesët më të larta të instalacionit nën sipërfaqes do të kullohen gjithmonë drejt pjesëve më të ulëta të lëndinës.”