Zgjidhje tipike për një fushë futbolli me 35 stërpikëse rotorë dhe 13 elektoventilë.
Sistemi i ujitjes së fushës së futbollit me dimensione standarde me 35 pop-up stërpikëse rotorë mundëson ujitjen plotësisht të barabartë të të gjithë fushës me konsumin më të ulët të ujit.
Skema e një zgjidhjeje tipike
Përshkrimi i zgjidhjes
Krahasuar me një zgjidhje tipike me 24 ose më pak pop-up stërpikëse, ky rregullim më i dendur i pajisjeve kërkon rreze pak më të vogël, por edhe një presion pune më të ulët të nevoshëm nga rrjeti e furnizimit me ujë. Efikasiteti maksimal i sistemit të ujitjes mund të arrihet tashmë në një presion pune prej 5 bar. Në zgjidhjen tipike të treguar, pajisjet janë 17.5 m larg njëra tjetrës dhe punojnë me një rreze prej 20m e cila mundëson njëtrajtshmëri të shkëlqyer edhe në kushte me erë.
Stepikesja pop-up 8005 arrin një rreze prej 20m tashmë me një kosnum te ujit më të vogël se 4 m3/h për cdo pajisje, me një presion pune në grykëzën e pajisjes më pak se 4,0 bar.
Mbulim më i mirë i sipërfaqes, zvogëlon konsumin e ujit me pothuajse 30% krahasuar me zgjithjet tjera me 24 ose më pak stërpikëse. Përveç kësaj, ujitja më e barabartë mundëson shpërndarjen më të barabartë të lëndëve ushqyese dhe në këtë mënyrë ndikon në mënyrë të favorshme në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e fushës së blertë.
Ashtu si me zgjidhjen e sistemit të ujitjes së fushës së futbollit me 24 rotorë, kjo zgjidhje tipike përdor pajisjen më të njohur të ujitjes së fushës së futbollit, Rain Bird 8005. Stërëpikësja është instaluar në atë mënyrë që pjesa e sipërme e pajisjes të vendoset rreth 2 cm nën siperfaqen e fushës së lojës. Koka e pajisjes ngrihet nga kutia nën presionin e ujit dhe lartësia e ngritjes prej 12,7 cm siguron që grykëza të jetë mjaftueshëm mbi tokë që të mos shkaktojë erozion rreth pajisjes ose që fijet e barit të krijojnë pengesë gjatë spërkatjes.
Një spirale i fortë e kthen pajisjen në shtepizë kur elektroventili mbyll furnizimin me ujë në stërpikëse dhe elasticiteti i bazës së tokës mbyll hapësirën mbi pajisjen dhe e bën atë plotësisht të padukshëm në fushë.
Grykëzat e rotorit 8005 përdorin teknologjinë Rain Bird Rain Curtain dhe kanë tre vrima që e drejtojnë ujin në mënyrë të tillë që të bëjnë shpërndarjen si një perde të ujit përgjatë spërkatjes.
Në zgjidhjen tipike të treguar, tre pajisje secila në mes të fushës janë të lidhura nëpërmjet një elektroventili dhe punojnë njëkohësisht. Në varësi të sasisë së disponueshme të ujit dhe presionit, është e mundur të lidhni pak apo më shumë stërpikëse në një elektrikoventil dhe me shfrytëzomin e gypave me kapacitetin e duhur.
Nëse fusha është me bar hibrid, rekomandohet të instaloni enë bari në stëpikëset që shfaqen në mes të fushës. Nënshtresa hibride nuk është aq elastike sa fusha natyrale dhe pasi stëpikësja të futet në kuti ndersa hapësira mbi të mund të mbetet bosh dhe të shkaktojë problem në përdorimin e fushës. Instalimi i paisjes Sod Cup për barin natyral do të sigurojë që sipërfaqja e sipërme e fushës të jetë gjithmonë plotësisht e sheshtë dhe stërpikëset që shfaqen të mbeten plotësisht të padukshëm.
Stërpikësja rotator pop-up 8005 është pajisja më e popullarizuar për ujitjen e fushave sportive në botë dhe instalohet në fushat sportive në klubet amatore dhe në stadiumet më prestigjioze në botë.
ESP-Em 3 është një programues modular i përshtatshëm për menaxhimin e ujitjes në fusha futbolli. Kapaciteti i programuesit mund të zgjerohet në gjithsej në 22 stacione, gjë që mundëson zgjërim të lehtë të sistemit të ujitejes në zonat shtesë të hapsirave për stërvitje ose hapsirave per rreth stadiumit.
Instalimi i paraqitur përfaqëson një zgjidhje tipike për ujitjen e një fushe sportive me bar natyral të përmasave të paraqitura në skicë dhe me kushtet hidraulike nga përshkrimi i sistemit. Çdo terren ka specifikat e veta dhe zgjidhja e paraqitur nuk duhet të jetë e përshtatshme sipas të gjitha kritereve. Para marjes së vendimit për zbatim, ne rekomandojmë krijimin e një zgjidhjeje të përshtatshme bazuar në të dhënat e matura dhe në përputhje me situatën aktuale në terren.