Zgjidhje tipike për një fushë futbolli me 16 + 8 pop-up stërpikëse.
Për fushat e futbollit me dimensione standarde, ku është siguruar një furnizim i fortë me ujë, zgjidhja me 16 pop-up stërpikese rotorë rreth perimetrit të fushës dhe 8 pop-up stërpikese rotorë në pjesën qëndrore siguron saktësi në ujitje dhe fleksibilitet maksimal, duke reduktuar numrin e stërpikeeve brenda fushës.
Skema e një zgjidhjeje tipike
Përshkrimi i zgjidhjes
Kjo zgjidhje e sistemit të ujitjes së fushës së futbollit parashikon instalimin e 16 pop-up stërpikeseve rotorë Rain Bird Eagle 950E në perimetër të fushës dhe 8 pop-up stërpikëseve rotorë Rain Bird 8005 në mes të fushës.
Eagle 950E është një stërpikëse që shfaqet kryesisht në vaditjen e fushave të golfit dhe ka rreze të gjata me nje frunizim të fuqishëm te ujit duke krijuar një perde të barabartë gjatë vaditjes. Çdo stërpikse në kuti ka një elektroventil të integruar, e cila mundëson kontrollin individual të çdo stërpikseje dhe rregullimin e kohës së aktivizimit në varësi të ekspozimit të një pjese të fushës ndaj diellit.
Stërpikëset rotorët Eagle 950E lidhen ne gyp PE diametër 90mm nëpërmjet një lidhesi bryl, dhe solenoidët e stërpikëses lidhen me kabllin i cili percjell sinjalin për kontrollin e ujitjes.
Për shkak rrezes së gjatë të stpërpikësve, pjesa qëndrore e fushës ujitet vetëm me 8 pop-up stërpikëse rotorë 8005. Në të njëjtën kohë, secili prej rotorëve furnizohet me ujë nëpërmjet elektroventilit të vet me diametër prej DN25 (R1″).
Për një sistem të tillë të ujitjes se fushës se gjelbër, është e nevojshme të sigurohet një prurje prej 22 m3/h me presion 7 bar. Me kushte të tilla hidraulike, është i mundur funksionimi i njëkohshëm i dy rotorëve periferikë. Stërpikeset qëndrorë mundë të aktivizohen njëkohësisht nga katër stërpikëse që mbulojnë gjysmën e fushës. Për shkak të numrit më të vogël të stërpikëseve në mes të fushës në krahasim me të gjitha zgjidhjet e tjera, ky sistem vaditjeje është veçanërisht i përshtatshëm për fusha hibride. Në fushat me barin hibrid, rekomandohet që stërpikeset në mes të fushës te jenë të pajisura me vazon për mbulimin e barit në mënyrë që stërpikeset të jenë plotësisht të padukshme.
Fusha hibride nuk ka elasticitetin e fushës me barin natyral për të mbyllur hapësirën mbi rotor. Për këtë arsye, në stërpikëse vendoset shtesë një vazo për bari, në të cilën mundë të vendoset një copë e barit natyral apo mund të mbushet me një bazë gome ose një copë te barit artificial. Meqenëse ka vetëm tetë pop-up stëpikese roror në fushë, mirëmbajtja dhe zëvendësimi i barit në vazot në rotorët në mes të fushës është thjeshtuar në krahasim me zgjidhjet tipike me më shumë spërkatës brenda fushës.
Për të menaxhuar sistemin, rekomandohet përdorimi i një kontrollori modular i tipit Rain Bird ESP-LXME me numrin e duhur të stacioneve të disponueshme. Ky lloj i kontrollerit mund të zgjerohet me module në një kapacitet total prej 48 stacionesh, si dhe mund të pajiset me një modul komunikimi për t’u integruar në sistemin qendror të kontrollit Rain Bird IQ.
Nëse është një fushë me bar hibrid, rekomandohet të instaloni vazo bari në sterpikeset që shfaqen në mes të fushës. Fusha hibride nuk është aq elastike sa fusha natyrale dhe pasi stërpikësja të futet në kutinë, hapësira mbi të mund të mbetet bosh dhe të shkaktojë problem në përdorimin e fushës. Instalimi i kompletit Sod Cup (vazo) për barin natyral do të sigurojë që sipërfaqja e sipërme e fushës të jetë gjithmonë, plotësisht e sheshtë dhe që stërpikëset që shfaqen të mbeten plotësisht të padukshëm.
Stërpikësja rotator pop-up 8005 është pajisja më e popullarizuar për ujitjen e fushave sportive në botë dhe instalohet në fushat sportive në klubet amatore dhe në stadiumet më prestigjioze në botë.
Rotori pop-up 8005 është pajisja më e popullarizuar për ujitjen e fushave sportive në botë dhe instalohet në mënyrë të barabartë në terrenet sportive të klubeve të klasës së ulët dhe në stadiumet më prestigjioze në botë.
Kontrollori ESP-LXME është programuesi më i avancuar i ujitjes në industri dhe i lejon përdoruesit të zotërojë në mënyrë intuitive opsionet e thjeshta dhe komplekse të kontrollit.
Instalimi i paraqitur përfaqëson një zgjidhje tipike për ujitjen e një fushe sportive me bar natyral të përmasave të paraqitura në skicë dhe me kushtet hidraulike nga përshkrimi i sistemit. Çdo terren ka specifikat e veta dhe zgjidhja e paraqitur nuk duhet të jetë e përshtatshme sipas të gjitha kritereve. Para marjes së vendimit për zbatim, ne rekomandojmë krijimin e një zgjidhjeje të përshtatshme bazuar në të dhënat e matura dhe në përputhje me situatën aktuale në terren.