Fusha Artificiale

Fusha sportive me sipërfaqe artificiale

Ujitja e fushës me një sipërfaqe artificiale kërkon vendosjen e topave të ujit me rreze të gjatë veprimi të volat vendosen jashtë linjave të fushës. Topat e ujit mundë të jenë në një version mbi tokë ose në një version pop-up të cilat dalin në sipërfaqe.

Skema e tipit për një fushë me dimensione standarde
Përshkrimi i zgjidhjes

Fushat me sipërfaqe me barin artificial janë një zgjedhje e zakonshme për fusha sportive ndihmëse për shkak të rezistencës së tyre dhe kërkesave relativisht të ulëta për mirëmbajtje.

Në disa sporte, si hokej në fushë, që nga vitet ’70, fushat janë bërë kryesisht me sipërfaqe me bar artificial për shkak qe sipërfaqja mundëson lëvizjen e lojtarëve dhe topit më shpejt dhe rezistencës ndaj dëmtimit.

Fushat për hokej në barë zakonisht pajisen me sisteme të ujitjes për shkak të kërkesave të lojës, e ciala kërkon një sipërfaqe të lagur për ti mundësuar rëshqitjen dhe kërcimin e topit te hokejit. 

Përveç këtyre arsyeve specifike, ujitja e fushave artificiale është instaluar në fushat e hokejit në terren për arsyet e mëposhtme:

Sipërfaqet me fijet plastike të barit nxehen në diell dhe temperaturat në fushë mund të arrijë mbi 50ºC. Prandaj, ujitja aktivizohet disa herë gjatë ditës për të ulur temperaturën në fushë, në varësi të temperaturës së jashtme dhe se sa shpesh përdoret fusha.
Ujitja e terrenit gjithashtu shpërndan elektricitetin statik të materialit plastik dhe në këtë mënyrë redukton ashpërsinë e dëmtimeve në rast të rënies dhe rrëshqitjes në sipërfaqe me lëkurë.
Ujitja e fushës stabilizon sipërfaqen dhe lagështisë në fibra zgjat jetën e fushës.
Për shkak që topat e ujit të jenë jashtë fushës, në fushat me sipërfaqe artificiale duhet të përdoren pajisje me rreze të madhe.

Për një fushë futbolli me dimensione standarde 105 x 68 m, rrezja e topit te ujit duhet të jetë 44 m ose më shumë në mënyrë që sperkatja me uje të mbulon te gjitha pjesët e fushës.

Një opsion ekonomik për ujitjen e fushave me sipërfaqe artificiale janë topat e ujit Rain Bird XLR që instalohen mbi tokë, në një tub vertikal hekuri ose të galvanizuar. Kjo pajisje mund të arrijë një rreze prej 44m me një presion pune prej 4,5 bar dhe një konsum prej 32,5 m3/h.

Shpesh është e mundur që këto kushte hidraulike të sigurohen tashmë në rrjetin e ujësjellësit të qytetit dhe me këtë zgjidhje mund të shmanget nevoja e instalimit të një stacioni pompimi.

Topat e ujit pop-up që janë instalohen nën nivelin e tokës kanë nevojë për prurje dhe presion dukshëm më të lartë për të arritur një rreze prej 44m e më shumë. Presioni minimal per te aktivizuar sistemin e ujitjes me topa uji pop-up është 6,5 bar për pajisje, gjë që kërkon instalimin e një stacioni pompimi me kapacitet të përshtatshëm.

Previous slide
Next slide

Top uji Rain Bird XLR stërpikje me trajektore 24°.

Valvula elektrike 300-PESB, DN80 për prurje 13.6 deri në 68 m3/h.

ESP TM-2 është një kontroller qe mund te menaxhon me maksimum 12 elektroventila dhe ka mundësinë e modulit shtesë LNK WiFi për menaxhim nëpërmjet smartfonit ose tabletit.

Instalimi i paraqitur përfaqëson një zgjidhje tipike për ujitjen e një fushe sportive me bar natyral të përmasave të paraqitura në skicë dhe me kushtet hidraulike nga përshkrimi i sistemit. Çdo terren ka specifikat e veta dhe zgjidhja e paraqitur nuk duhet të jetë e përshtatshme sipas të gjitha kritereve. Para marjes së vendimit për zbatim, ne rekomandojmë krijimin e një zgjidhjeje të përshtatshme bazuar në të dhënat e matura dhe në përputhje me situatën aktuale në terren.