Spërkatja e fushave te dheut për tenis
Përmes ujitjes së terreneve të tenisit me sipërfaqe dheu, arrihen kursime të rëndësishme në kostot e mirëmbajtjes që lindin për shkak të shpërndarjes së zakonshme të pluhurit nga era.
Skemat e zgjidhjeve tipike për fusha tenisi
Rreth ujitjes së fushës së tenisit
Duke e ujitur rregullisht fushën gjatë natës në periudhën e thatë të vitit, fusha mbahet e butë për lojë, sepse uji në poret e fushës pengon ngjeshjen e sipërfaqes. Sasia e ujit të aplikuar në një cikël nate është afërsisht 3 mm (3 l/m2).
Uji mbush hapësirën midis grimcave te sepërfaes së fushes tenisit, i lidh ato, rrit elasticitetin dhe eliminon shkakun e çarjeve të zakonshme në sipërfaqen e fushës.
Ciklet e shkurtra të ujitjes gjatë ditës kanë gjithashtu funksionin e mbajtjes së fushës të butë dhe elastike dhe parandalojnë ngritjen e grimcave të vogla të pluhurit gjatë lojës ose për shkak të erës.
Zgjidhjet tipike të paraqitura për ujitjen e fushave të tenisit janë variantet më të përdorura dhe varen nga disa kushte, kryesisht nga sasia e disponueshme dhe presioni i ujët.
Zgjidhjet tipike me pop-up stërpikëse impulse të tipit Maxi-Paw janë zgjidhja më e popullarizuar për shkak të çmimit të favorshëm dhe mundësisë së funksionimit optimal në prurje dhe presione të ulëta te ujit.
Zgjidhja me 8 stërpikëes për fushë mundëson ujijte më të barabartë në krahasim me sistemin më të thjeshtë me 6 spërkatëse për një fushë.
Në skemën e zgjidhjeve tipike janë paraqitur edhe detajet tipike të instalimit të pajisjeve Maxi-Paw me mbrojtjen e pajisjeve nga trotuari parkut, një copë tubi PVC dhe instalimi i pajisjeve pa mbrojtje shtesë.
Stërpikësja rotor pop-up i tipit FALCON-SS-HS është e projektuar posaçërisht për ujitjen e fushës së tenisit, me rrotullim të përshpejtuar për nevojat e cikleve të shkurtëra të ujitjes gjatë ditës.
Trupi i stërpikëses mbrohet gjithashtu nga një shtresë çeliku që nuk ndyshket dhe është projektuar me një formë të lehtë konike që ngushtohet drejt majës. Për shkak të këtij dizajni, kur ulet paisja në shtëpize, një sasi e vogël e ujit shpërndahet rreth trupit të pajisjes, e cila largon pluhurin dhe grimcat që mund të parandalojnë kthimin e plotë të pajisjes në vend.
Grykëzat e stërpikëses FALCON-SS-HS përdorin teknologjinë e Rain Bird Rain Curtain dhe kanë tre vrima që krijojnë një perde të njëtrajtshme përgjatë gjithë stërpikjes së ujit. Për menaxhimin e ujitjes, ne rekomandojmë një nga kontrolloret që mund të menaxhohet përmes një smartphone ose tableti.
Kjo zgjidhje i mundëson personelit të aktivizojë nga distanca ciklet e shkurtra gjatë ditës në përputhje me shfytëzimin e fushës, pa pasur nevojë të përdorë një zorrë për ujitjeje ose të shkojë në fushë me sakt tek kontolleri.
Spërkatësja pop-up Maxi-Paw me impuls dhe hapje është zgjedhja më ekonomike për ujitjen e fushave të tenisit.
Stërpikesja rotor pop-up FALCON SS-HS është një pajisje me rrotullim të përshpejtuar i destinuar për ujitje të fushave të tenisit.
ESP TM-2 është një kontroller qe mund te menaxhon me maksimum 12 elektroventila dhe ka mundësinë e modulit shtesë LNK WiFi për menaxhim nëpërmjet smartfonit ose tabletit.
Instalimi i paraqitur përfaqëson një zgjidhje tipike për ujitjen e një fushe te tenisit te përmasave të paraqitura në skicë dhe me kushtet hidraulike nga përshkrimi i sistemit. Çdo fushë ka specifikat e veta dhe zgjidhja e paraqitur nuk duhet të jetë e përshtatshme sipas të gjitha kritereve. Para marjes së vendimit për zbatim, ne rekomandojmë krijimin e një zgjidhjeje të përshtatshme bazuar në të dhënat e matura dhe në përputhje me situatën aktuale në terren.