Modulet dhe Sensoret e Monitorimit

Solem, sistemi i menaxhimit për zonat bujqësore i mundëson përdoruesit një mbikëqyrje të plotë mbi të gjitha elementet e rëndësishëm të menaxhimit të ujitjes. Nëpërmjet modulit LR-MB për pranimin e sensorëve, është e mundur të monitorohet temperatura, reshjet, lagështia e tokës dhe era, si dhe të programohen reagimet e sistemit në vlera kufitare duke dërguar njoftime dhe alarme për përdoruesin. Përmes pajisjeve përkatëse, gjithashtu mundësohet monitorimi i presionit në gypave, aktivizimi i pompave dhe pajisjeve të tjera si ndriçimi, etj.

Mbikëqyrja e Sensorëve

LR-MS4 është një modul LoRa™ në të cilin mund të lidhet një sensor temperature dhe tri sensorë shtesë për lagështinë, erën ose reshjet. Moduli LR-MS4 komunikon me transmetuesin LR-MB ose me stacionin bazë LR-BST-REACT në intervale prej 3 minutash, ndërsa sinkronizimi me platformën MySOLEM ndodh çdo orë.

Funksionet e programueshme të modulit LR-MS lejojnë jo vetëm monitorimin e statusit, por edhe dërgimin e mesazheve të alarmit dhe programimin e reagimit të sistemit ndaj një alarmi. Komunikimi i alarmit drejt përdoruesit gjenerohet menjëherë në momentin e kalimit të vlerave kufitare të përcaktuara.

Mbikëqyrja e Presionit

Moduli LR-PR vjen me një sondë presioni që vendoset në një vend të përshtatshëm në gyp. Moduli mund të instalohet kudo në sistem, deri në një distancë prej 800 m nga transmetuesin LR-MB ose nga stacioni bazë LR-BST-REACT.

Mbikëqyrja e vazhdueshme e presionit i mundëson përdoruesit të identifikojë defekte ose rrjedhje në sistem, ose mund të tregojë për ndonjë problem me pompën ose me ndonjë nga elektroventilat që nuk janë aktivizuar në momentin e parashikuar.

Menaxhimi i Master Ventilit 

Moduli LR-PM ka funksionin e menaxhimit të stacionit të pompës përmes releut të aktivizimit të pompës ose master ventilit të sistemit. Në kombinim me përdorimin e mënyrës së programimit Cluster (grupimi i moduleve të menaxhimit që furnizohen nga i njejti gyp), moduli LR-PM do të pranojë informacionin për të gjitha ndryshimet në programimin e periudhave kohore në të cilat është parashikuar funksionimi i ndonjë elektroventli në sistem dhe do të aktivizojë pompën ose do të hapë master ventilin e sistemit.

Moduli LR-PR gjithashtu ka një porte për kuqjen e matësit të ujit ose për lidhjen e sensorëve të presionit, përmes të cilit mundë të monitorohet nëse rrjedha ose presioni përputhen me vlerat e parashikuara, ose nëse në sistemin e furnizimit me ujë ka ndodhur një gabim ose defekt i papritur.

Previous slide
Next slide