Solem Canopy është një platformë falas në internet për qasje nga larg në pajisjet Solem, të lidhura përmes bazës LR-BST-25 me kartë SIM ose transmetuesit LR-MB të lidhur në rrjetin WiFi të përdoruesit. Kjo platformë mundëson shikimin e të gjithë pajisjeve të kontrollit në rrjet, qasje direkte për programimin e moduleve të kontrollit dhe monitorimin e sensorëve dhe matësve të ujit të lidhur në sistem përmes pajisjeve përkatëse LoRa.
Platforma Canopy lejon gjeoreferencimin e pajisjeve të kontrollit, çka e bën shumë më të lehtë për përdoruesin menaxhimin e sistemeve që shtrihen në një zonë më të gjerë.
Ndërfaqja është interaktive, duke lejuar që me një klikim mbi pajisjen e shfaqur në hartë të hapen cilësimet e saj. Kjo mundëson ndryshimin e emrave, programimin e punës dhe kontrollin e gjendjes së baterisë.
Përmes ndërfaqes Canopy, përdoruesit mund të japin komanda për një modul të vetëm, për një grup të zgjedhur modulësh ose për të gjithë lokacionin. Kjo është veçanërisht e dobishme për përshtatjen e buxhetit të ujit (rritje dhe ulje e cikleve në përqindje në varësi të kushteve klimatike), si dhe për ndërprerjen e ujitjes për një periudhë të caktuar.
Në ekranin e ndërfaqes, përdoruesit mund të shohin në mënyrë të qartë kohët e programuara të punës për modulët e zgjedhur si dhe të kontrollojnë se cilët module përputhen në kohën e punës. Ky funksion është shumë i rëndësishëm për të shmangur mbingarkesën e lidhjes së ujit, duke parandaluar rënien e presionit në sistem nën nivelin minimal të nevojshëm për funksionimin e duhur të sistemit të ujitjes.
Platforma Canopy ofron gjithashtu qasje në modulët LR-FL për të lexuar matësit e ujit. Për sistemet që janë të lidhura në disa lidhje uji, kjo mundëson monitorim të rregullt të konsumit të ujit dhe zbulimin e hershëm e defekteve që mund të shkaktojnë konsum të tepërt të ujit.