Futboll 24/12

Zgjidhje tipike për fushën e futbollit me 24 pop-up stërpikese rotorë me 12 elektoventil

Ujitja e fushës së futbollit me 24 rotorë është e përshtatshme për fusha më të vogla dhe në kushte ku është e mundur të sigurohet presioni i disponueshëm në prej 7 bar ose më shumë.

Skema e një zgjidhjeje tipike
Përshkrimi i zgjidhjes

Për shkak të numrit më të vogël të pop-up stëpikeseve rotorë në sistem, distanca midis pajisjeve në këtë zgjidhje tipike është rreth 22 m, kështu që rrezja e tyre e spërkatjes duhet të jetë 23m ose më shumë për të siguruar një mbullim të kënaqem të hapësirave për ujitje dhe uniformitet. 

Për shkak të rrezës së gjatë të spërkatjes së paisjes, nevoja për furnizim me ujë duhet të jetë më e madhe se 6 m3/h për qdo pajisje, dhe presioni i punës në grykëz duhet të jetë më i madh se 5,5 bar.

Zgjidhja për sistemin e ujitjes së fushave të futbollit me 24 pop-up stërpikëse përdor pajisjen më të njohur të ujitjes për fushat të futbollit, Rain Bird 8005. Kjo pajisje e fuqishme dhe e besueshme me një garanci 5-vjeçare është instaluar në fushat e futbollit të klubeve të ndryshme, si dhe në stadiumet më prestigjioze ku luhet Kupa e Botës.

Stërëpikësja është instaluar në atë mënyrë që pjesa e sipërme e pajisjes të vendoset rreth 2 cm nën sipërfaqen e fushës së lojës. Koka e pajisjes ngrihet nga kutia nën presionin e ujit dhe lartësia e ngritjes prej 12,7 cm siguron që grykëza të jetë mjaftueshëm mbi tokë që të mos shkaktojë erozion rreth pajisjes ose që fijet e barit të krijojnë pengesë gjatë spërkatjes. 

Një spirale i fortë e kthen pajisjen në shtepizë kur elektroventili mbyll furnizimin me ujë në stërpikëse dhe elasticiteti i bazës së tokës mbyll hapësirën mbi pajisjen dhe e bën atë plotësisht të padukshëm në fushë.

Grykëzat e rotorit 8005 përdorin teknologjinë Rain Bird Rain Curtain dhe kanë tre vrima që e drejtojnë ujin në mënyrë të tillë që të bëjnë shpërndarjen si një perdeje të ujit përgjatë spërkatjes.

Në zgjidhjen tipike të treguar, dy pajisje lidhen nëpërmjet një elektoventili dhe punojnë njëkohësisht. Në varësi të sasisë së disponueshme të ujit dhe presionit, është e mundur të lidhni një apo më shumë stërpikëse në një elektrikoventil duke shfrytëzuar gypat me kapacitetin e duhur.

Previous slide
Next slide

Stërpikësja rotator pop-up 8005 është pajisja më e popullarizuar për ujitjen e fushave sportive në botë dhe instalohet në fushat sportive në klubet amatore dhe në stadiumet më prestigjioze në botë.

ESP TM-2 është një kontroller qe mund te menaxhon me maksimum 12 elektroventila dhe ka mundësinë e modulit shtesë LNK WiFi për menaxhim nëpërmjet smartfonit ose tabletit.

Instalimi i paraqitur përfaqëson një zgjidhje tipike për ujitjen e një fushe sportive me bar natyral të përmasave të paraqitura në skicë dhe me kushtet hidraulike nga përshkrimi i sistemit. Çdo terren ka specifikat e veta dhe zgjidhja e paraqitur nuk duhet të jetë e përshtatshme sipas të gjitha kritereve. Para marjes së vendimit për zbatim, ne rekomandojmë krijimin e një zgjidhjeje të përshtatshme bazuar në të dhënat e matura dhe në përputhje me situatën aktuale në terren.