Futboll 35/35

Zgjidhje tipike për një fushë futbolli me 35 stërpikëse rotorë dhe 35 eleltroventil.

Sistemi i ujitjes së fushës së futbollit me dimensione standarde me 35 stërpikëse rotorë, ku çdo pajisje kontrollohet nëpërmjet elektoventilit së vet, mundëson jo vetëm uniformitet superior, por edhe fleksibilitet maksimal në përdorim..

Skema e një zgjidhjeje tipike
Përshkrimi i zgjidhjes

Në këtë zgjidhje tipike, secila nga pajisjet e ujitjes furnizohet nëpërmjet elektoventilit së saj R 1″ (DN25) dhe furnizimit të saj sekondar nga një gyp PE 40 mm.

 

Megjithëse në pamje të parë duket më e komplikuar në krahasim me zgjidhjen me 13 elektroventila, ky sistem ofron saktësi dhe fleksibilitet të plotë në përdorimin e sistemit të ujitjes. Në kushte ku ka më pak pak ujë në dispozicion dhe prurjet janë të ulëta, kjo zgjidhje mundë të ofrojë një efekt të kënaqshëm për fushen edhe me prurje prej 3.8 m3/h, me presion 4.5 bar. Në këtë rast, ndoshta është e mundur që të mos ketë e mundësi ujitja e tërë fushës çdo ditë për shkak të kohës totale të ciklit të ujitjes.

 

Një zgjidhje në të cilën çdo pajisjeje individuale mund t’i caktohet kohëzgjatja e duhur e funksionimit është veçanërisht e nevojshme për stadiumet me tribuna ku një pjesë e fushës është nën hije gjatë ditës. Pjesët e këndit të fushës që janë nën hije gjatë pasdites kanë nevojë për rreth 40% më pak ujë në krahasim me pjesët e fushës të ekspozuara ndaj diellit gjatë gjithë vitit, prandaj mundësia e rregullimit të kohës së punës së secilit rotor mundëson ujitje sa më precize me konsum minimal të ujit.

Baza e kësaj zgjidhjeje tipike është edhe spërkatesja rotaor pop-up Rain Bird 8005, i cili instalohet në të njëjtën mënyrë si në zgjidhjet e paraqitura me 24 dhe 35 stërpikëse.

Për të menaxhuar një sistem me 35 elektrikevalvula, është e nevojshme të përdorni një kontollor modular të tipit Rain Bird ESP-LXME, me numrin e duhur të stacioneve të disponueshme. Programuesi ESP-LXME ka kapacitetin për të aktivizuar njëkohësisht deri në 5 elektrovalvola, të cilat, me furnizimin e duhur me ujë, mundëson krijimin e një programi për të aktivizuar të 15 spërkatësit në qendër të fushës, për të lagur atë pas pjesës së parë të ndeshjes. 

Nëse fusha është me bar hibrid, rekomandohet të instaloni enë bari në stëpikëset që shfaqen në mes të fushës. Nënshtresa hibride nuk është aq elastike sa fusha natyrale dhe pasi stëpikësja të futet në kuti ndersa hapësira mbi të mund të mbetet bosh dhe të shkaktojë problem në përdorimin e fushës. Instalimi i paisjes Sod Cup për barin natyral do të sigurojë që sipërfaqja e sipërme e fushës të jetë gjithmonë plotësisht e sheshtë dhe stërpikëset që shfaqen të mbeten plotësisht të padukshëm.

Previous slide
Next slide

Stërpikësja rotator pop-up 8005 është pajisja më e popullarizuar për ujitjen e fushave sportive në botë dhe instalohet në fushat sportive në klubet amatore dhe në stadiumet më prestigjioze në botë.

Kontrollori ESP-LXME është programuesi më i avancuar i ujitjes në industri dhe i lejon përdoruesit të zotërojë në mënyrë intuitive opsionet e thjeshta dhe komplekse të kontrollit.

Instalimi i paraqitur përfaqëson një zgjidhje tipike për ujitjen e një fushe sportive me bar natyral të përmasave të paraqitura në skicë dhe me kushtet hidraulike nga përshkrimi i sistemit. Çdo terren ka specifikat e veta dhe zgjidhja e paraqitur nuk duhet të jetë e përshtatshme sipas të gjitha kritereve. Para marjes së vendimit për zbatim, ne rekomandojmë krijimin e një zgjidhjeje të përshtatshme bazuar në të dhënat e matura dhe në përputhje me situatën aktuale në terren.