Modulet e Kontrollit LR-AG

Solem LR-AG është një modul menaxhues me bateri i përshtatur për nevojat e ujitjes në bujqësi, me mundësi për komunikim në distancë përmes sinjaleve Bluetooth® dhe LoRa™. Funksionet e personalizuara, si programimi i pavarur i çdo stacioni, mundësia e funksionimit të të gjitha stacioneve në të njëjtën kohë, mënyra ciklike me intervale pune dhe pushimi, etj., mundësojnë menaxhimin e integruar të ujitjes, fertigacionit (plehëra të tretshëm) dhe filtrimit në një pajisje.

Menaxhimi i moduleve është i mundur përmes lidhjes Bluetooth® dhe aplikacionit MySOLEM në pajisjet smartphone ose tablet.  Me përdorimin e bazës së stacionit LR-BST-REACT me kartë SIM 3G/4G, menaxhimi është i mundur përmes Internetit dhe aplikacionit falas MySOLEM për kompjuterët personalë.

I destinimi për Aplikime Bujqësore

Modulet LR-AG janë të destinuara për menaxhimin e elektoventilëve, solenoidë bistabilë me tension 9V dhe janë të pajisur me kyqje për lidhjen me matësit impulsiv dhe monitorimin e konsumit të ujit.

Modulet menaxhuese LR-AG përdorin bateri 9V tip 6LR61 (duhet të përdoren bateri standardi industrial) dhe kanë indeksin e mbrojtjes IP68, duke u mundësuar instalimin në çdo ambient, madje edhe në kushte të lagështisë në fushë. Ato janë të disponueshme në konfigurime për menaxhimin e një, dy, katër ose gjashtë stacioneve.

Mundësia e vendosjes së një kodi mbrojtës dhe regjistrimi i pajisjeve në llogarinë e pronarit zvogëlon rreziqet e vjedhjes së pajisjeve.

Definimi i Intervaleve dhe Funksioni ne Cikle

Për çdo stacion mund të përcaktohen deri në 4 intervale kohore (Watering Window) me kohëzgjatje të programuar gjatë të cilave stacioni do të jetë aktiv. Brenda një intervali, mund të zgjidhet nëse stacioni do të jetë i aktivizuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së intervalit, ose do të funksionojë në mënyrën Cycle/Soak, ku përcaktohen kohët e punës dhe pushimit në të cilën përcaktohen koha e punës dhe koha e pauzës, të cilat do të ndërron në mënyrë ciklike gjatë kohëzgjatjes intervalit.

Aktivizimi i Të Gjitha Stacioneve Në Të Njëjtën Kohë

Në krahasim me kontorllorët e zakonshëm ku stacionet aktivizohen njëri pas tjetrit, moduli menaxhues LR-AG ka mundësinë e programimit individual të punës për secilin stacion, pa marrë parasysh stacionet tjera të modulit. Intervalet kohore për çdo stacion mund të programohen pa marrë parasysh stacionet e tjera.

Programimi individual dhe funksionimi i të gjitha stacioneve në të njëjtën kohë mundëson aktivizimin e ventilave për dozimin ose filtrimin që do të jenë aktive në të njëjtën kohë me ventilat në linjat dytësore të ujitjes.

Kur programoni funksionimin e njëkohshëm të stacioneve për ujitje, duhet të meret parasysh kapaciteti i disponueshëm i ujit.

Kontrolli i Konsumit të Ujit

Modulet LR-AG kanë mundësinë e monitorimit të rrjedhjes nëse përdoren me matësit e ujit të pajisur me një transmetues impulsi.

Funksioni Pluviometry llogarit projeksionin e konsumit për çdo stacion të veçantë në sistemet e ujitjes pik-pik, në bazë të hapësirës së vendosur midis rreshtave, si dhe hapësirës dhe rrjedhës së emituesve. Ky funksion është veçanërisht i dobishëm për sistemet ku ka një kufizim të volumit të disponueshëm të ujit për ujitje.

Modulet menaxhuese LR-AG mundësojnë menaxhimin në distancë të ujitjes në sipërfaqet bujqësore edhe në kushtet më të vështira dhe pa nevojën për sigurimin e energjisë elektrike.

Modulet LR-AG kanë programim të pavarur të punës për çdo stacion, çka mundëson menaxhimin e ventilave për dozimin, filtrimin dhe ujitjen në një pajisje, me mundësinë e lidhjes me matësin impulsive te ujit.