Sistemi i përgjegjshëm i ujitjes GrowStream™ funksionon me presion shumë të ulët, në mënyrë optimale midis 0,1 bar dhe 0,17 bar (kokë hidraulike 100 cm deri në 170 cm, ose 1,5 deri në 2,5 psi). Për funskionimin e këtij sistemi nuk nevoiten elektoventila dhe pajisje të kontrollit, por kërkon monitorim periodik për të siguruar punën cilësore në vazhdimësi.
Gypi vaditës GrowStream™
Gypi GrowStream™ ka një diametër të jashtëm 16.4 mm dhe një diametër të brendshëm 16 mm. Gypi është me ngjyrë të bardhë, i bërë nga termoplastika dhe furnizohet në bobinë me gjatësi 762 m (2,500 ft). Gjatë magazinimit gypi duhet të mbrohet nga ekspozimi ndaj rrezeve direkte të diellit dhe rrezatimit UV, të cilat mundë të ndikojnë në funksionalitetin e tij. Gypat GrowStream™ vendosen nën tokë, në një thellësi përafërsisht prej 8 deri në 30 cm, 15 cm nga aksii i mbjelljes, në të dy anët e bimës.
Lidheset gypit
Gypat GrowStream™ lidhen me lidhëse standarde Tape qe lidhen për gypat sezonale pik-pik. Gjatë punimeve, është e nevojshme të kujdeseni që pjesa e fortë e gypit të jetë e mbuluar në drejtimin e shtërngimit së lidhëses. Çdo dëmtim i mundshëm i gypit gjatë punimeve të kopshtarisë ose të ngjashme mund të riparohet lehtësisht duke përdorur lidhëse të drejta.
Rregullator i presionit
Rregullatori presionit APR-M758 lejon rregullimin e saktë të shtupjes së ujit prej 0,045 deri në 0,7 bar (0,75-8 psi). Madhësia e lidhjes hyrjes është ½”M (DN15) dhe madhësia e daljes është ¾”M (DN20).
Pas instalimit të parë, gypi GrowStream™ duhet të mbushet me une në presion midis 0,04 dhe 0,07 bar (0,5 deri në 1 psi) dhe të lihet nën këtë presion për një ditë. Pas 24 orësh, presioni duhet të rritet në rreth 0,17 bar (2,5 psi) për të filluar fazën e ngurtësimit, gjatë së cilës gypi do të rrjedhë uji në të gjithë gjatësinë e tij. Faza e vendosjes mund të zgjasë nga një deri në tre javë, pas së cilës presioni i gypit duhet të reduktohet në 0,1 deri në 0,17 bar (1 deri në 2,5 psi) në mënyrë që gypi të vazhdojë të funksionojë në një mënyrë të përgjegjshme. Faza e vendosjes mund të zgjasë nga një deri në tri javë, pas të cilës presioni në gyp duhet të ulet në 0,1 deri në 0,17 bar (1 deri në 2,5 psi) në mënyrë që gypi të vazhdojë të funksionojë në një mënyrë përgjegjëshme.
Përcaktimi i presionit varet nga stina e vitit dhe nevojat e bimëve. Në fillim të pranverës, nevojat e bimëve nuk do të jenë të mëdha, kështu që presioni mund të zvogëlohet ndërsa në periudhën e verës kur nevojat e bimëve per ujë rriten, presioni duhet të rritet për t’u siguruar bimëve disponueshmëri më të mirë të ujit.
Matësi i presionit
Një pjesë e detyrueshme e instalimit është manometri i presionit të ulët RDI me kapsulë ¼“, i cili instalohet në anën e daljes së rregullatorit të presionit të rregullueshëm dhe mundëson kontrollin e saktë të presionit dalës të ujit. Është e nevojshme të kontrolloni rregullisht për të siguruar që presioni i ujit në gyp të jetë gjithmonë optimal.
Kompleti i testimit për kontrollin e funksionimit
Gjatë përdorimit të sistemit, veçanërisht nëse shfaqen probleme të mundshme, është e nevojshme të kontrollohet presioni në pjesë të caktuara të instalimit. Një set testimi me një manometër do të lejojë krahasimin e presionit në fillim të instalimit dhe në pjesët problematike të gypit.
Një shembull i një diagrami të sistemit
Gypi për ujijte GrowStream™
Rregullatori i presioni APR-M75
Set testimi me manometër