Shërbimet e Projektimit
Kompetencat e ekipit tonë përfshijnë një gamë të gjerë njohurish që janë të nevojshme për një vlerësim multidisiplinare të të gjitha fushave që kanë ndikim në përdorimin e ujit për ujitje.
Shërbimet e Projektimit si Mbështetje Teknike me Dorëzim Pajisjesh
Në situata dhe rrethana specifike për bleresit e pajisjeve, ne përgatitim skemat e instalimit dhe specifikimet e materialeve për sisteme të thjeshta të ujitjes për oborret dhe fushat sportive. Mundësia për ofrimin e këtyre shërbimeve dhe shtrirja e shërbimit varen nga disponueshmëria e ekipit profesional, materialet e disponueshme të projekt dhe kushtet për përgatitjen e skemës së instalimit dhe specifikimeve të pajisjeve. Ne bashkëpunojmë me një numër arkitektësh peizazhi për të cilët përgatisim zgjidhje për sistemet e ujitjes në kuadër të projekteve të rregullimit të peizazhit të oborreve.
Shërbimet e Projektimit si Mbështetje Specialistike për Projektuesit
Ne ofrojmë shërbime të projektimit dhe pjesëmarrje në mbikëqyrjen profesionale si bashkëpunëtor projektues për projektues të autorizuar arkitektonik, projektues ndërtimi dhe projektues të instalimeve mekanike dhe elektrike me autorizime përkatëse të dhomave profesionale në kuptim të Ligjit për veprimatarite dhe punët e planifikimit hapësinor dhe ndërtimit.
Në fazat e hershme të planifikimit dhe projektimit, analizojmë kushtet e furnizimit me ujë, përgatitim projeksione dhe balansimin e konsumit dhe përdorimit të burimeve të disponueshme të ujit, renditjen hapësinore dhe zgjidhjet konceptuale të infrastrukturës ujore, vlerësimet e kërkesave energjetike për stacionet pompimi dhe pajisjet për mbajtjen e cilësisë së ujit, si dhe zgjidhjet konceptuale për presionin e sistemit, pajisjet e ujitjes dhe sistemet e menaxhimit.
Në fazën e përgatitjes së dokumentacionit projektues për marrjen e lejeve dhe ndërtimin, jemi në gjendje si projektues bashkëpunues të përgatisim zgjidhje të plota për instalimet mekanike të stacioneve të pompimit, pajisjeve filtruese dhe instalimet për presion të sistemeve për ujitjes me përpunimin e plotë dhe dokumentacionin e pajisjeve për projektuesit e autorizuar të arkitekturës, ndërtimit dhe instalimeve mekanike.
Në fazën e përgatitjes së zgjidhjeve të projektimit për realizimin, përvoja jonë në projektimin dhe mbështetje teknike gjatë realizimit të punimeve dhe njohja jonë e thellë e teknologjisë na lejon të gjejmë zgjidhjet më të përshtatshme të realizimit për sistemet e ujitjes edhe në objektet më komplekse.
Ne përfshijmë zgjidhje për përdorimin e ujërave nëntokësore dhe problemet e përdorimit të ujërave të zeza të trajtuara, zgjidhje për liqenet e depozitimit, rezervuarët e ujit dhe stacionet e pompimit, si dhe impiantet e pompimit, sistemet e presionit dhe sistemet e avancuara të kontrollit për ujitje. Me një përvojë shumëvjeçare në projektimin dhe pjesëmarrjen në zbatimin e sistemeve të ujitjes në objektet më të kërkuara, ekipeti dhe pertnerët tonë janë një partner kompetent dhe bashkëpunëtor i besueshëm në të gjitha fazat e projektimit të objekteve dhe sistemeve për përdorimin e ujit për ujitje.