Solem ofron mundësi rrjetezimi duke futur zgjidhje IOT (Internet Of Things) në menaxhimin e ujitjes, pishinave, ndriçimit të kopshteve dhe sistemeve të ngjashme në një ambient modern. Përdorimi i njëkohshëm i teknologjive të ndryshme të komunikimit: Bluetooth, WiFi, 3G dhe LoRa, ofron mundësi të ndryshme për përdoruesit në të gjitha nivelet, nga pronarët e oborreve të vogla deri te hotelierët ose kompanitë komunale që menaxhojnë një numër të madh të hapësirave të gjelbra në vende të ndryshme.
Solem lejon lidhjen e moduleve të kontrollit me furnizim 9V dhe pajisjeve me furnizim 230V përmes aplikacionit falas MY SOLEM për pajisjet smartphone dhe tabletët, ose me akses falas në aplikacionin në adresën www.mysolem.com përmes kompjuterëve personalë. Aplikacioni MySOLEM mund të shkarkohet falas në App Store ose Google Play. Pasi të shkarkohet aplikacioni dhe të krijohet një llogari përdoruesi, është e mundur të mbrohen të gjithë modulët në sistem me një çelës sigurie që ndalon përdorimin në rast vjedhjeje.
Lidhja Bluetooth
Komunikimi Bluetooth ndodh direkt midis pajisjes smartphone dhe modulit të kontrollit LR-IP 9V ose LR-IS-FL 230/24 V përmes aplikacionit MySOLEM. Teknologjia Bluetooth lejon një largësi deri në disa metra për nevojat e menaxhimit të pajisjes gjatë aktivizimit të parë dhe gjatë operacioneve të shërbimit kur përdoruesi është afër pajisjes.
Lidhja Internet
Pajisjet Solem me sinjal komunikimi të fuqisë së ulët dhe protokollin LoRa për komunikimin në internetin per paisjet (IOT) që mundësojnë komunikimin në largësi në mbi 800 m për qasjen wireless në modulet e kontrollit me furnizim me bateri LR-IP 9V ose modulet LR-IS-FL me transformatorë 230/24 V.
Komunikimi wireless LoRa ndodh midis modulit të kontrollit dhe bazës LR-BST-25 ose transmetuesit LR-MB-25, të cilat mundësojnë qasje në internet. Baza LR-BST-25 përdor një kartë SIM DATA (për të cilën kërkohet një abonim vjetor) për qasje në internet. Transmetuesi LR-MB-25 lidhet me router-in e shtëpisë, pra me rrjetin WiFi të përdoruesit. Përdoruesi i pajisjeve Solem LoRa mund të qaset në rrjetin e tij me pajisje përmes aplikacionit MySOLEM për pajisje smartphone iPhone dhe Android, ose përmes kompjuterit personal me akses falas në www.mysolem.com.
Me qasjen e largët përmes teknologjisë LoRa, përfshihen gjithashtu pajisje si moduli LR-FL për monitorimin e rrjedhës në matësin e ujit dhe moduli LR-MS që mbledh sinjale nga sensorët e shiut, sensorët e lagështisë në tokë, etj.