Sistemi i ujitjes së çdo kopshti është i ndryshëm dhe varet nga madhësia dhe forma e sipërfaqeve, përzgjedhja dhe rregullimi i bimëve, konfigurimi i terrenit, kushtet e furnizimit me ujë dhe kushte të tjera specifike që ekzistojnë në çdo kopsht. Në mënyrë që sistemi juaj të jetë efikas, ekonomik dhe të plotësojë nevojat tuaja, është e rëndësishme të ndiqni disa rregulla të rëndësishme gjatë planifikimit, projektimit dhe instalimit. Respektimi i këtyre rregullave bazë nuk do të rrisë çmimin e sistemit të ujitjes, por do të shmangë kosto të konsiderueshme të riparimeve, modifikimeve dhe prishjeve të mëvonshme.
Zgjidhni pajisjet e duhura dhe rregulloni metodën e ujitjes sipas llojit te bimeve në mënyrë që të marrin ujë në mënyrën më të përshtatshme.
Rregulloni pajisjet e ujitjes në mënyrë të tillë që të lejojnë ujitje të barabartë dhe konsumim ekonomik të ujit.
Ndani sistemin në zona sipas kushteve hidraulike të disponueshme të furnizimit me ujë, mënyrës së ujitjes dhe kushteve specifike si pjerrësi, zona jashtëzakonisht me diell ose me hije, etj.
Zgjidhni një sistem kontrolli që do t’ju lejojë të përdorni dhe përshtatni me lehtësi ujitjen sipas nevojës tuaj aktuale.
Gjatë instalimit, përdorni pajisje dhe materiale të cilësisë së duhur dhe ndiqni standardet e instalimit për të siguruar funksionimin e besueshëm dhe afatgjatë të sistemit.
Është emri i zakonshëm (angl. pop-up sprayheads) për pajisjet e instaluara nën tokë dhe ato spërkasin ujë përmes një gryke që sperkat ne form rrethore (Uni-Spray, 1800). Në varësi të qëllimit, mund të zgjidhen disa madhësi, d.m.th., lartësia e ngritjes, ndërsa grykat mund të jenë të fiksuara (grykë MPR) ose me kënd të rregullueshëm (grykë HE-VAN) ose spërkatje në rrotullim (grykë R-VAN dhe grykë RN). Gjëja më e rëndësishme për të kuptuar për këtë lloj pajisjeje është se sasia e ujit të përdorur për ujitje (intensiteti i sperkatjes) mbetet i njëjtë pavarësisht nga këndi i vendosjes së grykës.
Janë pajisje të instaluara nën tokë që kanë një transmetim rrotativ dhe shtypja e ujit që inicion rrotullimin e pajisjes (seria 3500, 5000, 6504, 8005). Është e rëndësishme të kuptohet se me këto pajisje, sasia e ujit që ujitin (intensiteti i sperkatjes) varet nga vendosja e këndit të punës. Kështu, për shembull, një pajisje e vendosur të rrotullohet brenda një këndi prej 90º do të sperkas katër herë më shumë ujë në të njëjtën kohë sesa një rotor me të njëjtën grykë që rrotullohet në një rreth të plotë, sepse zona me të cilën ujit është shumë më e vogël. Për këtë arsye, është e nevojshme që për këto pajisje të zgjidhen me kujdes grykëzat dhe të ndahen siç duhet pajisjet në zona në elektroventila të ndryshëm. Për rotorët e serisë 5000, është e mundur të zgjidhet kjo duke përdorur grykezat MPR me intensitet të përputhshëm, ku grykëza zgjidhet në varësi të distancës dhe këndit të punës.
Përbëhen nga lidhese të ndryshme me të cilat lidhen rotorët në gypa, lidheset për lidhjen e elektroventileve (kolektor, etj.), kuti për elektoventilët për mbulimin i lidhjeve nëntokësore për elektroventilat, lidhjet e tubit të hidrantit, etj.
Kontrollori i ujitjes menaxhon elektroventilat dhe mund të funksionoje nga një bateri 9V ose të lidhet në rryme përmes një transformatori 220/24V në varësi të modelit, programimi mund të bëhet me komandat tek kotrollorri, përmes pullave dhe ekranit për programim, ose së fundmi përmes komunikimit Wi-Fi ose Bluetooth dhe aplikacioneve falas për smartphone dhe tabletë. Pavarësisht nga modeli, urdhërat bazë që programohen përfshijnë: kohën fillestare të ciklit të ujitjes, numrin e cikleve në ditë, ditët e javës kur secili elektroventil duhet të funksionojë dhe kohëzgjatjen e punës për secilin elektroventil.
Senzorët që përdoren në sistemet e ujitjes për kopshtet janë sensori i shiut, i cili prolongon ciklin e ujitjes nëse reshjet janë më të mëdha se 3 ose 5 mm, dhe sensori i lagështirës së tokës, i cili ndalon ujitjen derisa në tokë të ketë mjaftueshëm ujë. Senzorët janë një investim minimal shtesë që ndjeshëm ul konsumimin e ujit për ujitje.
Elektroventilet ndajnë sistemin në zona sipas tipit të ujitjes, intensitetit të ujitjes dhe, natyrisht, sipas disponueshmërisë në furnizimin me ujësjellsin ose pompë. Elektroventilat me furnizim me energji 9V ose 24V përdoren si standard, në varësi të kushteve dhe dëshirave të përdoruesit. Elektroventilat lidhen me furnizimin me ujë dhe zakonisht instalohen nën nivelin e tokes në kuti te elektoventilave, prandaj të gjitha lidhjet e kabllove me kontrolerin duhet të izolohen mirë që mos të ketë lidhje të shkurt.
Përfshin pikatoret dhe tubat për ujitje pik pik, mikro spërkatesit dhe fluskuesit, së bashku me të gjitha lidhjet dhe pajisjet për shpërndarjen e ujit deri te çdo bimë individuale. Elementet e mikroujitjes janë të ndjeshme ndaj papastërtive dhe funksionojnë me presion të ulët, prandaj kjo pjesë e sistemit zakonisht përfshin filtra shtesë dhe rregullatorë presioni.